|
STERILIZIMI
Ēka ėshtė?
Sterilizimi ėshtė metodė e pėrhershme
kontracepcioni. Kjo do tė thotė qė nuk ėshtė e kthyeshme.
Ka disa lloje procedurash sterilizimi pėr meshkuj dhe
femra. Sterilizimi i meshkujve quhet vazektomi.
Sterilizimi i femrave quhet ligaturė ose lidhje e
tubave.
Si bėhet vazektomia
Vazektomia ėshtė njė operacion i thjeshtė. Gjatė operimit
mjeku i bllokon tubat qė bartin spermėn nga testiset deri
nė penis. Pas bllokimit tė tubave, sperma nuk mund tė
kaloj nė penis apo tė arrij vezėt e femrės. Nė kėtė mėnyrė
mund tė keni marrėdhėnie seksuale pa u brengosur se
gruaja/partnerja juaj mund tė mbetet shtatzėnė. Ju mund tė
shkoni nė shtėpi tė njėjtėn ditė pas vazektomisė.
Si bėhet ligatura
Lidhja e tubave ėshtė operacion i vogėl qė kryhet nė
klinikė apo spital. Gjatė operacionit mjeku bllokon tubat
fallopiane (tubat qė bartin vezėn e femrės nė mitėr). Pas
bllokimit tė tubave, veza dhe sperma nuk mund tė takohen.
Kjo do tė thotė se femra mund tė ketė marrėdhėnie seksuale
pa u brengosur se do mbetet shtatzėnė.
Aplikimi i sterilizimit
Meshkujt dhe femrat bėjnė sterilizimin pėr kėto arsye:
-
Pėr ato te tė cilat shtatzėnėsia ėshtė e rrezikshme pėr
shėndetin e tyre apo tė foshnjes
-
Ata qė nuk duan tė kenė fėmijė fare
-
Kanė plotėsuar numrin e femijėve dhe nuk duan mė tė kenė
fėmijė
-
Ata qė duan tė kenė marrėdhėnie seksuale pa frikėn nga
shtatzėnėsia
Vazektomia
Vazektomia ėshtė operacion i thjeshtė qė zgjat rreth 30
minuta. Ēka duhet tė pritet nga ajo:
-
Anestetiku injektohet nė lėkurėn e skrotumit (qeses sė
testiseve)
-
Mjeku do tė bėj hapje nė lėkurėn e skrotumit dhe i bllokon
tubat
-
Mund tė shkoni tė njėjtėn ditė nė shtėpi
Pas vazektomisė
Ėshtė normale nėse ndjeni pak djegije, ėnjtje pėr disa
ditė pas vazektomisė. Ju mund tė ndihmoni veten pėr tu
shėruar mė shpejtė nėse pėrcjellni kėto kėshilla:
-
Pushoni pėr disa ditė mos ngrit pesha tė rėnda pėr tė
paktėn 24 orė pas vazektomisė
-
Vendos akull gjatė 24 orėve tė para nė skrotum kohė pas
kohe. Kjo do tė ndihmojė pėr tė zvogėluar ėnjtjen dhe
dhimbjen.
-
Duhet tė prisni dhe tė mos keni marrėdhėnie seksuale
derisa tė shėrohet lėkura
Vėrejtje:
Vazektomia nuk ėshtė efektive menjėherė. Nevojiten
rreth 12 javė qė sperma tė pastrohet nga tubat. Pėr tė
qenė tė sigurt se nuk keni mė spermatozoid nė spermėn tuaj
mund tė bėni testin. Pėrdorni ndonjė metodė tjetėr
kontracepcioni derisa testi tė tregojė zero spermatozoide.
Lidhja e tubave
Lidhja e tubave zgjatė rreth 30 minuta. Nuk
largohet asnjė organ dhe nuk ka tė bėj asgjė me heqjen e
mitrės. Disa nga gjėrat qė duhet tė keni parasysh:
-
Mund tė bėni lidhjen e tubave menjėherė pas lindjes apo nė
ēfarėdo kohe gjatė ciklit menstrual
-
Mjeku juaj do u jep anestetik tė pėrgjithshėm, kėshtu do
jeni nė gjumė gjatė gjithė procedurės. Ka edhe opcione qė
ipen anestetik lokal, kėshtu, jeni tė zgjuar, por nuk
ndjeni asgjė
-
Mjeku do bėj njė prerje tė vogėl nė bark dhe pastaj i lidh
tubat
-
Ju mund tė shkoni nė shtėpi tė njėjtėn ditė pas procedurės
Pas lidhjes sė tubave
Ėshtė normale tė ndjeni pak dhimbje apo djegie nė bark pas
lidhjes sė tubave. Shumica e femrave ndjehen mirė brenda
njė jave kur ndjekin kėto udhėzime:
- Pushojnė pėr disa ditė
- I shmangen punės sė rėndė fizike pėr tė paktėn njė javė
- Presin dhe nuk kanė marrėdhėnie seksuale derisa tė
ndjehen mirė
Vėrejtje:
Lidhja e tubave ėshtė efektive menjėherė.
Pėrparėsitė e sterilizimit
-
E sigurt, efektive dhe e pėrhershme
-
Opcion i mirė pėr femrat dhe meshkujt qė nuk dėshirojnė tė
kenė mė fėmijė
-
Nuk ndėrpren marrėdhėniet seksuale
-
Nuk ndryshon kėnaqėsinė seksuale
Disa mangėsi:
Ēka duhet tė dini
-
Sterilizimi ėshtė i pėrhershėm/pakthyeshėm. Duhet
tė jeni tė sigurt qė nuk doni mė fėmijė parase tė
vendosni.
-
Tė rinjtė qė bėjnė sterilizimin pendohen shpesh nėse
jeni nėn 30 vjeē, duhet tė jeni abosolutisht tė sigurt kur
tė merrni vendimin.
-
Disa meshkuj dhe femra frikėsohen nga operacionet
pavarėsisht sa tė vogla janė
-
Sterilizimi nuk mbron nga sėmundjet me bartje seksuale.
Nėse mendoni se u duhet mbrojtje, pėrdorni kondoma.
Rreziqet: Ēka duhet tė dini
Vazektomia edhe lidhja e tubave janė operacione shumė tė
sigurta. Megjithatė, ēdo operacion i ka rreziqet e veta.
Rreziqet nga sterilizimi janė shumė tė rralla, por
ėshtė me rėndėsi tė dihet:
-
Pėr femrat, ekziston njė rrezik i komplikimeve nga
anestezioni i plotė qė pėrdoret pėr lidhjen e tubave
-
Pėr femrat, nėse lidhja e tubave nuk funksionon dhe femra
ka mbetur shtatzėnė, sipas tė gjitha gjasave ajo
shtatzėnėsi do tė jetė ektopike (jashtė mitrės)
-
Pėr femrat dhe meshkujt, ka shumė pak gjasa qė tė
infekektohen pas operacionit
Efektiviteti
Vazektomia ėshtė 99% efektive nė parandalimin e
shtatzėnėsisė. Kjo do tė thotė se nga 100 meshkuj, vetėm
njė prej tyre mund tė lė gruan/partneren shtatzėnė. Lidhja
e tubave ėshtė mė pak efektive se sa vazektomia, rreth
98%. Kjo do tė thotė, nga 100 femra, vetėm 2 prej tyre
mund tė mbesin shtatzėnė nė njė periudhė 10 vjeēare.
FAKT: Sterilizimi ėshtė metodė e pėrhershme e
parandalimit tė shtatzėnėsisė. Mos merr vendime tė
shpejta!
Vazektomi apo lidhje tė tubave
Njė nga pėrparėsitė e sterizlimit ėshtė se femra dhe
mashkulli mund tė zgjedhin. Ndonjėherė ēiftet kanė telashe
tė vendosin se cili prej tyre duhet tė bėj procedurėn,
femra apo mashkulli. Informatat mė poshtė do ju ndihmojnė
tė krahasoni vazektominė dhe lidhjen e tubave:
-
Vazektomia bėhet nė mėnyrė ambulantore, ndėrsa lidhja e
tubave bėhet vetėm nė spitale
-
Vazektomia bėhet me anestezion lokal, ndėrsa lidhja e
tubave bėhet me anestezion tė plotė. Opcion tjetėr mund tė
jetė anestezioni lokal.
-
Shėrimi nga vazektomia zgjatė rreth 48 orė, ndėrsa shėrimi
nga lidhja e tubave mė shumė se njė javė
-
Shkalla e dėshtimit nga vazektomia ėshtė rreth 1%, ndėrsa
nga lidhja e tubave ėshtė rreth 2%.
Pyetjet mė tė shpeshta
A do kem dhimbje gjatė operacionit?
Meshkujt mund tė ndjejnė parehati gjatė injektimit tė
anestezionit nė sktorum (qese). Gjatė lidhjes sė tubave
femrat janė nė anestezion tė plotė, ato nuk ndjejnė
kurrfarė dhimbje.
A do ndryshojė sterilizimi hormonet?
Jo! Sterilizimi nuk ndryshon hormonet as
mashkullore as femėrore- hormonet gjinore. Meshkujt do tė
vazhdojnė tė kenė ereksione dhe ejakulime. Femrat do tė
vazhdojnė tė kenė ciklet menstruale sikur mė parė.
A do ndryshojė sterilizimi dėshirėn pėr marrėdhėnie
seksuale?
Sterilizimi nuk do ndryshojė epshin seksual. Edhe
meshkujt edhe femrat do mund tė funksionojnė seksualisht
pas sterilizimit. Shumė njerėz thonė se kėnaqen edhe mė
shumė sepse nuk kanė kurrfarė brenge nė lidhje me
shtatzėnėsinė.
Ēka nėse ndėrroj mendjen pas disa viteve? A ėshtė e
kthyeshme?
Tė dyja, vazektomia dhe lidhja e tubave janė tė
pėrhershme/pakthyeshme. Kthimi nė gjendjen e mėparshme
ėshtė i mundur pėr tė dyja metodat, por kjo ėshtė shumė e
shtrenjtė dhe me suskes shumė tė vogėl. Nėse
mendoni se do tė pendoheni mė vonėdhe nuk jeni tė sigurt
nėse doni fėmijė nė tė ardhmen mos e bėj sterilizimin
tani.
|