www.amfk.org      ...  ASSOCIATION OF FAMILY PHYSICIANS OF KOSOVA - ASOCIACIONI I MJEKĖVE FAMILJARĖ TĖ KOSOVĖS      www.amfk.org
PLANIFIKIMI FAMILJAR

PILULAT

 

Ēka janė? 

Pilulat/tabletat janė tė pėrbėrė nga hormonet tė cilat gjenden normalisht nė trupin e njeriut dhe pėrdoren pėr tė parandaluar shtatzėnėsinė e padėshiruar.

 

Si tė filloni me pėrdorimin e pilulave

Ju mund ti bashkėngjiteni miliona femrave tė tjera qė me sukses i pėrdorin pilulat. Pėrcjelli udhėzimet e mėposhtme hap pas hapi qė tė keni njė fillim pa brenga tė pėrdorimit tė pilulave:

- Shumica e femrave fillojnė pėrdrorimin e pilulave javėn e parė tė menstruacioneve, pėrveē atyre qė kanė menstruacionet e parregullta. Mjeku apo infermierja juaj do tė tregoj kur ėshtė koha mė e mirė pėr tė filluar me pėrdorimin e pilulave bazuar nė ciklin tuaj.

- Merr njė pilulė ēdo ditė brenda njė orari tė caktuar

- Merr pilulėn me rregull ēdo ditė edhe nėse keni gjakderdhje tė vogla mes menstruacioneve

- Kur tė pėrfundoni njė paketim tė pilulave, fillo me paketimin tjetėr. Pėr shembull, nėse e perfundoni njė paketim tė shtunėn, fillo me paketimin tjetėr tė dielėn.

- Shtatė ditėt e para pasi tė keni filluar tė pėrdorni pilulat nuk jeni tė mbrojtura nga shtatzėnėsia. Pėr kėtė duhet tė pėrdorni edhe njė metodė shtesė, p.sh. kondomat, pastaj pas 7 ditėsh jeni tė mbrojtura vetėm me pilula.

 

Ēka tė presim, efektet mė tė shpeshta anėsore: 

Ju mund tė keni efekte anėsore tė shkaktuara nga marrja e pilulave. Zakonisht kėto efekte anėsore do tė zvogėlohen apo tė mos paraqiten dy muaj pas fillimit tė marrjes sė pilulave

 

Efektet mė tė shpeshta anėsore janė:

-         Gjakderdhja mes menstruacioneve

-         Zbutja e gjinjėve

-         Kokėdhimbjet

-         Ndjenja e fryerjes

-         Nauzea (shumė rrallė, vjelljet)

-         Humbje apo fitim peshe

-         Ndryshim tė disponimit

Nėse ndjeheni se kėto efekte anėsore po bėhen problem pėr juve, mos ndalo tė marrėsh pilulat para se tė kontaktoni me mjekun apo infermieren tuaj. Ndėrrimi i llojit tė pilulave ndihmon qė kėto efekte tė zvogėlohen. Ka mjaft lloje te pilulave dhe mjeku apo infermierja juaj do tė ndihmoj tė zgjedhni atė mė tė mirėn pėr ju.

 

Nėse harroni tė merrni pilulėn...

Ndodh qė mund tė harroni tė merrni ndonjė pilulė. Tabela nė vijim do t’u tregoj se si tė veproni pasi tė keni harruar. Kjo gjendje shpesh mund t’iu hamend se ēka tė bėni. Nėse jeni tė pasigurta se ēka duhet tė bėni kontaktoni mjekun apo infermieren tuaj.

Nėse harroni 1 pilulė

Duhet tė bėsh kėto 3 gjėra:

-         Merr pilulėn menjėherė pasi tė kujtohet

-         Merr pilulėn tjetėr tė nesėrmen sipas rregullit

-         Vazhdo tė marrėsh nga njė pilulė si zakonisht

Nėse keni harruar tė merrni 2 pilula pėr 2 ditė rresht gjatė dy javėve tė para pasi tė keni filluar pakon

Duhet tė bėsh kėto 4 gjėra:

-         Merr 2 pilula menjėherė pasi tė kujtohet

-         Merr 2 pilula tė nesėrmen sipas rregullit

-         Pastaj, fillo tė pėrdorėsh nga 1 pilulė si zakonisht

-         Kėshillė: pėrdor edhe njė metodė tjetėr pėr 7 ditė, kondoma pėr shembull

Nėse keni harruar tė merrni 2 pilula pėr 2 ditė rresht gjatė javės sė 3 apo keni harruar tė pėrdorni pilula pėr 3 ditė rresht

Duhet tė bėni kėto 3 gjėra:

-         Kontaktoni institucionin shėndetėsor sa mė parė, iu nevojitet kontracepcioni emergjent

-         Pėrderisa e kontaktoni  mjekun apo infermieren , vazhdoni tė merrni nga 1 pilulė nė ditė dhe pėrdorni edhe njė metodė shtesė, kondomė pėr shembull

-         Nėse afroheni javės sė katėrt tė pėrdorimit tė pilulave hedhi ato tė mbetura dhe filloni njė paketim tė ri.

Nėse keni harruar tė merrni pilulat duhet tė dini se mund tė keni gjakderdhje mes menstruacioneve.

 

Kontracepcioni Emergjent: Mos harroni pėr kontracepcionin emergjent. Nėse keni harruar tė merrni pilula pėr 2 ditė me radhė dhe keni pasur marrėdhėnie seksuale tė pambrojtura KE mund tė ndihmojė tė parandaloni shtatzėnėsinė eventuale .

 

Pėrparėsitė e pėrdorimit tė pilulave

Femrat zgjedhin tė pėrdorin pilulat sepse janė tė sigurta, lehtė pėr t’u pėrdorur dhe efektive. A e dini se pilulat poashtu u kanė ndihmuar shumė femrave:

-  Tė kenė mesntruacione tė rregullta

-  Tė kenė menstruacione mė tė lehta, me mė pak dhimbje

-  Tė kenė kocka mė tė forta

-  Tė tejkalojnė problemet me menstruacione tė cilat mund tė vijnė gjatė disa ngjarjeve me rėndėsi (muaji i mjaltit, provimet etj.)

-  Pėrmirėsojnė gjendjen e akneve (puērrave)

 

FAKT: Hulumtimet tregojnė se pilulat mbrojnė nga: kanceri i vezoreve dhe mitrės, cistave nė vezore, dhe kokrrave (noduseve) jo kancerogjene tė gjirit.

 

Disa mangėsi: Ēka duhet tė dini

Zakonisht pilulat janė zgjedhje e mirė pėr shumicėn e femrave, por mund tė mos jetė zgjedhje e mirė pėr disa. Nė vijim mund tė lexoni pse pilulat nuk janė tė pėrshtatshme pėr tė gjitha femrat

-  Duhet tė mbani mend qė ato tė pėrdorni ēdo ditė

-  Pilulat nuk ju mbrojnė nga HIV-i apo sėmundjet tjera me bartje seksuale. Nėse mendoni se ju duhet mbrojtje nga kėto sėmundje duhet tė pėrdorni edhe kondom sė bashku me pilulat

-  Disa femra nuk guxojnė tė pėrdorin estrogjene (hormon qė gjendet nė disa lloje pilulash)

 

Ēka tė bėni nėse ju paraqiten probleme

Pilulat janė nga metodat mė tė sigurta pėr tė parandaluar shtatzėnėsinė. Probleme serioze mund tė ndodhin rrallė. Problemi kryesorė ėshtė mpiksja e gjakut. Zakonisht problemet serioze paraqiten pas “Shenjave tė rrezikut”. Mėso kėto shenja dhe kontakto mjekun apo infermieren, institucionin shėndetėsor apo emergjencėn nėse keni njė nga kėto shenja nė vijim:

 

-  Dhimbje tė madhe nė bark

-  Dhimbje tė madhe nė krahėror apo zėnie fryme

-  Dhimbje e madhe, skuqje apo ėnjtje e kėmbėve

- Kokėdhimbje tė mėdha

- Probleme me sy, tė pamur tė turbullt, xixėllima para syve apo shenja tė verbimit.

 

Efektiviteti

Nėse 100 femra marrin pilulat me rregull ēdo ditė gjatė njė viti, vetėm njė nga ato mund tė mbetet shtatzėnė. Pilulat janė njė nga metodat mė efektive nėse merren nė mėnyrė korrekte.

MBAJ MEND: marrja e pilulave me rregull do tė thotė marrja e tyre ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė (brenda 2-4 orėsh).

Pilulat dhe shtatzėnėsia

Nėse dėshironi tė mbeteni shtatzėnė, pėrfundo sė pari pakon qė e keni filluar dhe pastaj ndalo pėrdorimin e pilulave. Pėrdor ndonjė metodė tjetėr kontracepcioni (kondoma pėr shembull), edhe pėr 2 muaj. Gjatė kėsaj kohe fillo tė pėrdorėsh vitamina me acid folik (vitaminat para shtatzėnėsisė). Kjo ėshtė njė nga gjėrat mė tė mira qė mund tė bėsh pėr fėmiun tuaj tė ardhshėm.

 

Pyetjet mė tė shpeshta.

 

Pse duhet ta marr pilulėn ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė (brenda 2-4 orėsh)?

Kur merrni pilulat ēdo ditė rreth tė njėjtės kohė ju i mbani hormonet e pilulave nė nivelin mė tė mirė pėr tė ndaluar shtatzėnėsinė.

Nė kėtė mėnyrė poashtu ju parandaloni gjakderdhjet mes menstruacioneve. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė pilulat tė mirren ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė.

 

Ēka nėse nuk mė vie njė menstruacion (periodė)?

Nėse keni harruar tė merrni njė apo mė shumė pilula kontaktoni mjekun apo infermieren pėr tė bėrė njė test tė shtatzėnėsisė dhe vazhdo tė marrėsh pilulat.

Nėse nuk ke menstruacione pėr dy muaj (dy perioda), vizitoni mjekun.

 

Nėse marr antibiotik, ēfarė ndikimi do tė kėnė ata sė bashku me pilulat?

Shumica e profesionistėve shėndetėsorė rekomandojnė qė gjatė kohės sė marrjes sė antibiotikėve, duhet tė pėrdoret edhe njė metodė shtesė kontraceptive, psh. kondomat. Nėse nuk tė vie njė periodė/menstruacion, vizitoni mjekun.

 

A duhet tė ndaloj marrjen e pilulave nėse ndahem nga partneri im apo ndaloj tė kem marrėdhėnie seksuale?

Ndalimi dhe fillimi i marrjes sė pilulave mund tė shtojė efektin e veprimeve anėsore (p.sh. gjakderdhjeve menstruale) dhe zbutjen e gjinjėve. Pėr kėtė arsye profesionistėt shėndetėsorė rekomandojnė qė tė vazhdoni tė merrni pilulat edhe mė tutje. Poashtu duhet tė mbani mend pėrfitimet tjera tė pilulave, pėrmirėsimi i gjendjes me akne dhe menstruacione me mė pak dhimbje.

 

A shkaktojnė pilulat kancer?

Studimet e fundit nė botė kanė treguar se 2 nė 1000 femra qė nuk pėrdorin pilula do tė fitojnė kancer tė gjirit para se tė mbushin 35 vjet. Nė grup tė ngjashėm tė femrave qė pėrdorin pilula 3 femra nga 1000 do tė fitojnė kancer tė gjirit. Nuk dihet me saktėsi nėse pilula shkakton kancerin, por hulumtimet thonė se pilula mund tė “nxjerr jashtė” mė herėt kancerin i cili ka ekzistuar mė parė. Ky fakt duhet balancuar me lajmin e mirė rreth kancerit tė mitrės dhe ovareve pėr pėrdorueset e pilulave. Ato qė pėrdorin pilula kanė gjasa pėrgjysmė mė pak tė fitojnė kancerin e mitrės dhe ovareve se sa ato qė nuk pėrdorin pilula.

Nė njė kohė ka ekzistuar njė mendim se femrat qė pėrdorin pilula janė nė rrezik mė tė madh tė zhvillimit tė kancerit tė qafės sė mitrės. Kjo ėshtė treguar e pavėrtetė. Sepse kanceri i mitrės ėshtė i lidhur mė njė sėmundje qė bartet seksualisht e quajtur condyloma (lythat gjenilate), pra femrat qė pėrdorin pilula dhe kondoma janė nė rrezik tė njėjtė sikur ato qė pėrdorin vetėm kondoma.

Tė gjitha barnat kanė pak rrezik, por rreziku nga marrja e pilulave pėr shumicėn absolute tė femrave ėshtė mė i vogėl se sa rreziku nga shtatzėnėsia e padėshiruar.

 

A mund tė marr pilula nėse jam ende nė adoleshencė?

Dikur ėshtė menduar se estrogjenet qė ndodhen nė pilula pengojnė rritjen dhe zhvillimin e femrave. Tash dihet se kjo nuk ėshtė e vertetė. Gjasat pėr tė mbetur shtatzėnė pėr njė adoleshente janė shumė tė mėdha nėse nuk marrin diēka kundėr shtatzėnėsisė. Pra, pėr adoleshentet, mė mirė ėshtė tė mirret diēka kundėr shtatzėnėsisė sė padėshiruar se sa tė mbesin shtatzėnė.

 

A mund tė marrin pilula femrat mė tė vjetra se 35 vjeē?

PO !. Nuk ka asnjė arsye qė femrat nuk mund tė marrin pilula deri nė menopauzė/klimaks - pėrderisa ATO NUK KONSUMOJNĖ DUHAN apo kanė ndonjė faktorė tjetėr rreziku. Pėrdorueset e pilulave qė konsumojnė duhan janė nė rrezik mė tė madh pėr sulm nė zemėr dhe probleme tė tjera tė zemrės.

 

A shkaktojnė pilulat sterilitet?

JO !. Nuk ka asnjė lidhje mes pėrdorimit tė pilulave dhe sterilitetit. Shumė femra kur harrojnė tė pėrdorin pilulat mbesin shtatzėnė. Nėse keni pasur probleme steriliteti para se tė keni filluar tė pėrdorni pilulat, tė njėjtat do i keni edhe pas pėrdorimit tė tyre. Mosha ėshtė e lidhur me sterilitetin.  Steriliteti rritet sipas moshės, posaēėrisht pas moshės 35 vjeēare.

 

A shtojnė pilulat peshėn trupore?

Ju mund tė fitoni peshė deri nė 1,5 kg kur tė filloni pėrdorimin pėr herė tė parė tė ndonjė lloji tė pilulave. Kjo gjendje kalon pas 2-3 muajsh. Pilulat nuk kanė kalori, kaloritė shtojnė peshėn. Disa femrave mund t’u shtohet oreksi pėr ushqim gjatė pėrdorimit tė pilulave. Rritja e konsumimit tė ushqimit ėshtė ajo qė shton peshėn, jo pilula. Kjo mund tė korrigjohet lehtė duke ndėrruar llojin e pilulave.

 

A mund tė filloj tė pėrdor pilula menjėherė dhe cili ėshtė efektiviteti i tyre?

Pilulat nuk janė efektive nėse nuk mirren sipas njė rregulli tė caktuar. Marrja e pilulave pas aktit seksual nuk tė mbron nga shtatzėnėsia, vėtėm nėse pėrdoren si kontraceptiv emergjent. Nėse ndalon pėrdorimin e pilulave nė mes tė ciklit menstrual, e humbni mbrojten nga shtatzėnėsia pėr muajin nė vijim. Ju duhet tė pėrdorni pilula ēdo ditė gjatė ciklit tuaj. Pilula duhet tė mirret ēdo ditė nė njė kohė tė caktuar p.sh. ēdo ditė nė ora 10-11. Nėse harroni tė merrni njė pilulė, atėherė tė nesėrmen duhet tė merren 2, dhe mundėsisht tė pėrdoret edhe njė metodė shtesė kontracepcioni, nėse harroni tė merrni dy pilula rresht, atėherė, duhet tė dyfishoni nė dy ditėt nė vijim dhe patjetėr tė pėrdorni ndonjė metodė shtesė kontracepcioni.

.............................................................................................

>> Pėr tė shkarkuar nė PDF format shko nė:

      http://www.shendetiriprodhues.org/broshurat/Pilulat.pdf

© 2003-2007, AMFK. All Rights Reserved ®  Powered by: dr.vali