www.amfk.org      ...  ASSOCIATION OF FAMILY PHYSICIANS OF KOSOVA - ASOCIACIONI I MJEKĖVE FAMILJARĖ TĖ KOSOVĖS      www.amfk.org
PLANIFIKIMI FAMILJAR

KONDOMAT

 

SI VEPRON

Pengon qė sperma tė depertoj nė qafė tė mitrės.Pa depertim tė spermės nuk ka shtatėzėnėsi.

 

SA JANĖ TĖ EFEKTSHĖM

80-90% .EFEKTIVITETI RRITET NĖSE PĖRDOREN EDHE SPERMICIDET.

 

SA KUSHTOJNĖ

Vetėm 0.50 cent (3 copa)

 

PĖRPARĖSITĖ

Nuk ka nevojė per recetė nga mjeku. Mbron nga sėmundjet me bartje seksuale. Jane te sigurta. Fertiliteti ėshtė prezent menjeherė nese nuk pėrdoret.

  

MANGESITE

MUND TE SHQYHEN. Femrat mund tė jenė alergjike ne latex apo ne spermicide. Duhet te perdoret vetem nje here.Duhet te perdoret secilen herė kur keni marrėdhėnie seksuale.

 

SI TĖ PĖRDOREN

Kondomat duhet tė vendosen nė penis (organin gjenital tė mashkullit) nė momentin e ereksionit.

 

JU DUHET TĖ KONTAKTONI MJEKUN MENJĖHERĖ NĖSE:

 Ju ndodhė njėra prej ketyre gjerave:

-         kondomi ju bie (rrėshqet) nga penisi dhe ju nuk mund ta nxirrni nga vagjina,

-         nėse keni kruarje rreth vagjinės apo keni skuqje rreth organeve gjenitale.

  

PERDORIMI I DREJTĖ I KONDOMĖVE

Pėrdor nje kondom te ri per cdo akt seksual. Mos e shpalosni kondomin para se ta vendosni atė nė organin tuaj gjenital. Vendosni kondomin ne momentin kur organi juaj gjenital ėshtė i erektuar. Me qėllim tė zgjatjes sė kėnaqėsisė suaj seksuale, vendos nje sasi te vogel lubrifikant ne majė tė penisit para se tė vendosni kondomin. Mund tė kėrkoni nga partnerja qė ta vendosė kondomin si pjesė e paralojės.

 

 Vendose kondomin pasi qė penisi ėshtė erektuar dhe pa pasur fillimisht asnjė kontakt me penisin dhe ndonjė pjesė tė trupit tė partnerit tuaj.

Gjthmonė keni kujdes qė tė largoni ajrin nė majė tė kondomit me qellim te shmangies sė pėlcitjes sė kondomit. Duke e mbajtur majėn e kondomit me dy gishta, vendoseni kondomin nė penisin e erektuar.
 

Shpalose kondomin teposhte kah trupi i penist Nese vereni qe kondomi ka pelcitur apo eshte grisur gjate maredhenjeve seksuale,menjehere nderpreni maredhenjet, terhiqe ate dhe vendos nje kondom te ri.
 

Pas ejakulimit ( e kisha shtuar ne kllapa - zbrazjes apo derdhjes) dhe zbutjes sė penisit, mundohu qė lehtėsisht tė largosh kondomin nė mėnyrė qė mos tė shperndahet sperma e grumbulluar nė majė tė kondomit.
Gjithcka qė gjthmonė deshironi tė dini pėr kondomėt por keni frikė tė pyesni

 Te mėdhenj, tė vegjel, tė trashė, tė hollė, ngjyrė vjollce, tė kaltėr, me aromė ēokolate, peperminti, dredhze

……………… TE GJITHA EKZISTOJNĖ

 

PREJ ĒFARĖ MATERIALI JANĖ TĖ PERBERĖ KONDOMĖT?

 Latexi, lloj i llastikut pėrdoret mė sė shpeshti pėr     

 prodhimin e kondomave. As sperma e as virusi i HIV-it nuk mund tė dėpertoj pėrms poreve tė latexit. Vendosja e silikonit si dhe lubrifikantėve me bazė ujore nė tė dy anėt e kondomit e bėjnė atė tė qėndrueshėm ndaj shqyerjes. Edhepse ėshtė shumė i fortė, fėrkimet e vrullshme si dhe shtypja e madhe mund tė shkaktojnė shqyerjen.

 

TĖ MĖDHENJ APO VEGJEL, TĖ SHKURTĖR APO EKSTRA TĖ GJATĖ, TĖ TRASHĖ APO HOLLĖ

JO TĖ GJITHĖ PENISĖT JANĖ TĖ MADHĖSISĖ SĖ NJĖJTĖ! JO TĖ GJITHĖ PĖRDORUESIT DUAN VETĖM DIĒKA SA PĖR TĖ PĖRDORUR!

 

Kur kondomėt janė prodhuar pėr herė tė parė tė gjithė janė prodhuar nė madhėsi tė njėjtė. Askush nuk e di kush e ka vėnė atė standard. Gjatė viteve tė fundit, nė treg shihen kondomė tė madhėsive tė ndryshme. Tash ka kondomė tė madhėsisė, gjatėsisė dhe trashėsisė sė ndryshme. Pėr tė kontrolluar madhėsinė e kondomit duhet tė shikoni disa gjėra.


Sė pari diametrin. Kjo ėshtė distanca tėrthore e kondomit dhe duhet t’I pėrshtatet penisit tė erektuar.

Tjetėr ėshtė gjatėsia, e cila duhet tė mbuloj pjesėn mė tė madhe tė penisit, nė majė mbetet njė hapėsirė  e zbrazėt pėr tė pranuar spermėn qe do tė zbrazėt nė kondom si dhe pėr tė ofruar mė shumė kėnaqėsi. Koka e penisit ka shumė mbaresa nervore dhe stimulimi i tyre sjell kėnaqėsi mė shumė.     

 

Trashėsia, do tė thotė, trashėsia e materialit tė kondomit. Ekzistojnė kondom me trashėsi tė ndryshme tė materialit nga i cili ėshtė prodhuar kondomi: tė hollė, tė cilėt janė aq tė hollė saqė ndjeshmėria ėshtė pothuajse natyral. Ata janė rezistent dhe nuk duhet tė frigoheni se do tė shqyhen sepse janė mė tė hollė.

Kondomėt mė tė trashė prodhohen pėr rastet ku ka fėrkime mė tė mėdha, si; marrėdhėniet seksuale anale. Poashtu janė edhe pėr personat tė cilėt kanė probleme me shqyerjen e kondomėve. Pėrdorimi i lubrifikantėve rekomandohet pėr ata tė pėrdorin kondoma mė tė trashė, kjo paradalon shqyerjen.

 

TĖ LUBRIFIKUAR APO PA LUBRIFIKUAR

Ekzistojnė dy lloje lubrifikantėsh pėr kondomė: xhel dhe silikon. Lubrifikantėt xhelatinoz janė me bazė ujore dhe kondomėt bėhen tė ngjitshėm. Ata poashtu thahen sepse uji avullohet. Silikoni ėshtė njė polimer dhe bėhet i rrėshqtishėm. Kondomat me silikon nuk thahen dhe mund tė jenė mė komfor. Secili nga kėta lubrifikant mund tė pėrmbaj spermicide. Spermicidet janė shumė tė dobishme pėr tė shkatėrruar spermėn, por edhe pėr tė shkatėrruar bakteret dhe virusin e HIV-it. Kjo do tė thotė, i shkatėrron bakteret qė shkaktojnė infeksionet me bartje seksuale. Por, duhet pasur kujdes, shumė njerėz janė alergjik ndaj spermicideve. Femrat janė mė alergjike se sa meshkujt. Nėse shfaqėt alergjia nė spermicidin e pėrdorur ndėrroje llojin e spermicidit dhe konsultoju me mjekun.

Shumica e kondomėve janė tė lubrifikuar, por, ju mund tė shtoni gjithmonė disa pika tė lubrifikantėve. Disa nga lubrifikantėt mė tė ri janė ata me bazė ujore dhe silikon. Assesi mos pėrdor asgjė me bazė vajore, sepse ato dobėsojnė kondomin dhe mund tė ndodhė shqyerja.

......................................................................................

>> Pėr tė shkarkuar nė PDF format shko nė:

http://www.shendetiriprodhues.org/broshurat/KONDOMAT.pdf

© 2003-2007, AMFK. All Rights Reserved ®  Powered by: dr.vali