|
DEPO PROVERA - INJEKSIONI
Ēka ėshtė?
Depo/injeksionet( injeksioni ) ėshtė emėr i shkurtėr pėr
Depo Provera, qė merret 4 herė nė vit (ēdo 12 javė) pėr tė
parandaluar shtatzėnėsinė (e padėshiruar). Pėr shkak se
depo epet pėrmes injektimit shumė femra e quajnė
injeksion. Depo pėrmban hormone qė normalisht gjenden nė
trupin e femrės.
FAKT: Pėr mė shumė se 30 vite miliona femra nė gjithė
botėn pėrdorin Depo Provera.
Si tė filloni me depo provera
Pėr tė pasur njė fillim pa brenga me Depo-n mėso disa
gjėra pėr tė:
-
Injeksioni merret nė krah apo kofshė ēdo 12 javė. Pėr
shumicėn e femrave injeksioni ėshtė i padhembshėm
-
Nėse e dini se nuk do mund tė merrni injeksionin nė
terminin e caktuar, atėherė ju mund ta merrni atė 2 javė
pėrpara (javėn e 10)
-
Nėse e merrni injeksionin gjatė 5 ditėve tė para tė ciklit
menstrual do tė keni mbrojtje tė menjėhershme nga
shtatzėnėsia. Nėse e merrni injeksionin nė ditėt tjera
pėrveē 5 ditėve tė para, atėherė duhet tė pėrdorni edhe
njė metodė shtesė pėr 7 ditė, p.sh. kondoma.
-
Injeksioni epet nga profesionistėt e trajnuar mjekėsor,
mjek ose infermiere
MBANI MEND:
Injeksioni duhet tė merret me rregull ēdo 12 javė
Ēka presim:
Efektet mė tė shpeshta anėsore
Ju mund tė keni efekte anėsore gjatė pėrdorimit tė Depo-s.
Zakonisht kėto efekte anėsore do tė zhduken 6-12 muajt e
parė tė pėrdorimit, atėherė kur trupi juaj do adaptohet me
tė.
Gjakderdhjet e parregullta
Gjatė 6-12 muajve tė parė tė pėrdorimit tė Depo-s, ju mund
tė keni menstruacione mė tė gjata dhe mė tė rėnda se
zakonisht, gjakderdhje mes ciklit apo mund tė mos keni
gjakderdhje fare.
Ndryshimet nė cikėl
Pasi tė keni filluar tė pėrdorni Depo-n, ju do tė vėreni
se menstruacionet vijnė gjithnjė e mė rrallė. Disa femra e
pėlqejnė kėtė. Disa femra brengosen se nuk kanė
menstruacione. Shumica e femrave ndihen mė mirė kur e dinė
se ēfarė ndryshimesh do tė ndodhin.
-
Pas 6-12 muajsh:
femrave iu mungon njė cikėl, apo nuk kanė menstruacione
-
Pas 1 apo mė shumė vitesh:
50% e femrave nuk kanė menstruacione
-
Pas 2 apo mė shumė vitesh:
Shumica e femrave nuk do kenė menstruacione
-
Pas ndalimit tė pėrdorimit tė Depo-s:
Disa femra fillojnė tė kenė menstruacione menjėherė. Disa
femrave iu nevojitet 1 vit qė tiu kthehen menstruacionet
e rregullta.
Rritja e peshės
Rreth 70% e femrave shtojnė rreth 1 kg peshė gjatė vitit
tė parė tė pėrdorimit dhe rreth 2 kg pas vitit tė dytė tė
pėrdorimit. Kjo ndodh pėr shkak se Depo e rritė ndjenjėn e
urisė dhe poashtu mund tė ndjeheni mė tė lodhura. Ėshtė me
rėndėsi tė pėrmendet poashtu se rreth 20% e femrave humbin
peshė, ndėrsa 10% nuk kanė kurrfarė ndryshimi. Nėse jeni
tė brengosura pėr rritjen e peshės me Depo, zgjedh ushqim
tė shėndetshėm dhe bėj ushtrime rregullisht.
Efektet anėsore mė tė rralla
Ndryshimi i disponimit
-
Lodhja
-
Kokėdhembja
-
Tharja e vagjinės
-
Rritja apo zvogėlimi i dėshirės pėr marrėdhėnie seksuale
-
Rėnia e flokėve
Pėr shkak se Depo ėshtė njė metodė afatgjate e
parandalimit tė shtatzėnėsisė (njė injeksion nė 12 javė),
efektet anėsore nuk mund tė largohen menjėherė. Zakonisht
duhet tė prisni derisa tė kaloj efekti i injeksionit. Nėse
ndjeheni se kėto efekte anėsore bėhen tė padurueshme duhet
tė kontaktoni mjekun apo infermieren.
Ēka tė bėni nėse keni probleme
Depo ėshtė njė metodė mjaft e sigurt pėr tė parandaluar
shtatzėnėsinė. Shumė rrallė femrat mund tė kenė reaksione
negative nė tė, si:
-
Gjakderdhje tė madhe nga vagjina
-
Kokė dhembje tė shpeshta dhe tė forta
-
Dhembje tė madhe nė bark
-
Hmbje tė disponimit
Nėse do tė keni ndonjėrėn nga kėto simptoma, kontakto
mjekun apo infermieren!
Pėrparėsitė e pėrdorimit Depo-s
Pėr mė shumė se 30 vite, femrat nė gjithė botėn pėrdorin
Depo-n pėr tė parandaluar shtatzėnėsinė. Disa nga arsyet
pse femrat e pėrdorin Depo-n:
-
Shumė efektive (mė efektive se pilulat)
-
Afatgjate vetėm 4 herė nė vit
-
Pas 6-12 muajsh, menstruacione mė tė lehta apo nuk ka fare
menstruacione
-
Ska pilula ēdo ditė
-
Intime (askush nuk mund tė vėrej)
-
Tė sigurta pėr femrat qė nuk guxojnė tė pėrdorin
estrogjene (hormon qė ndodhet nė pilulat kontraceptive)
FAKT: Depo mund tė ofroj mbrojtje nga kanceri i murit tė
mitrės dhe vezoreve.
Ēka duhet tė dini
Pėrderisa depo vazhdon tė bėhet njė zgjedhje e njohur pėr
shumė femra, nuk ėshtė mė e mira pėr tė gjitha. Disa
shpjegime mė poshtė iu bėjnė tė kuptoni pse Depo nuk ėshtė
zgjidhje e mirė pėr disa femra:
-
Depo nuk mbron nga HIV-i apo infeksionet tjera me
bartje seksuale. Ju duhet tė pėrdorni kondoma nėse keni
nevojė pėr kėtė mbrojtje.
-
Duhet tė mbani mend tė shkoni ēdo 12 javė nė institucione
shėndetėsore pėr tė marr injeksionin
-
Pėr shkak se Depo ėshtė njė metodė afatgjate, nuk duhet ta
pėrdorni atė nėse doni tė mbesni shtatzėnė brenda 18
muajve tė ardhshėm.
-
Femrat me osteoporozė (densitet tė ulėt tė kockave) apo me
kocka tė dobėta nuk duhet tė pėrdorin Depo.
Efektiviteti
Injeksioni ėshtė 99% i sigurt nėse pėrdoret nė mėnyrė
korrekte. Nėse 1000 femra marrin injeksion brenda 1 viti,
vetėm 3 prej tyre kanė mundėsi tė mbeten shtatzėnė. Nėse
vonoheni tė merrni injeksionin pas terminėve tė caktuara,
atėherė ėshtė mė pak efektiv.
MBAJ MEND: Tė pėrdorėsh injeksionin nė mėnyrė tė rregullt
do tė thotė ju duhet tė merrni atė nė terminėt e caktuara
(ēdo 12 javė)
Mos harroni pėr Kontracepsionin Emergjent. Nėse keni
harruar tė merrni injeksionin dhe keni pasur marrėdhėnie
seksuale tė pambrojtura ju mund tė pėrdorni
kontracepsionin emergjent pėr tė parandaluar
shtatzėnėsinė.
Shtatzėnėsia dhe Depo
Pasi tė kenė ndėrprerė pėrdorimin e Depo-s, disa femra
kanė mundėsi tė mbesin shtatzėnė menjėherė. Por,
disa femrave iu duhen 3-18 muaj kohė qė tė kenė mundėsi tė
mbeten shtatzėnė. Nėse doni tė mbesni shtatzėnė brenda 18
muajve tė ardhshėm mos pėrdorni depo, pėrdorni ndonjė
metodė tjetėr kontraceptive.
Nėse doni tė mbesni shtatzėnė menjėherė, fillo tė marrėsh
acid folik - ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėsh pėr
fėmiun tuaj tė ardhshėm.
FAKT: Shumė femra mund tė mbeten shtatzėnė gjatė vitit tė
parė pasi tė kenė ndaluar pėrdorimin e Depos dhe nuk kanė
pėrdorur ndonjė metodė tjetėr kontracepsioni.
Pyetjet mė tė shpeshta?
Ēka ndodhė nėse vonohem pėr tė marrė injeksionin?
Duhet tė shkoni tė merrni injeksionin sa mė parė qė ėshtė
e mundur. Nėse vonoheni 1 javė e mė shumė jeni nė
rrezik pėr tė mbetur shtatzėnė. Pėr tė mbrojtur veten nga
kjo, duhet tė pėrdorni njė metodė shtesė kontraceptive,
p.sh. kondoma pėr 2 javė.
Ēka nėse nuk me vjen njė cikėl?
Nėse e keni marr injeksionin me vonesė apo ka qenė
injeksioni i parė, kontaktoni mjekun dhe bėni njė test pėr
shtatzėnėsi. Nėse e keni marr injeksionin me kohė,
pothuajse nuk ka gjasa pėr tė mbetur shtatzėnė.
Mbani mend:
Nėse jeni duke pėrdorur injeksione pėrafėrsisht q 1 vit,
ėshtė normale qė mund tė mos vijnė menstruacionet.
A mund tė ndryshojė Depo disponimin?
Progesteroni, hormoni femėror qė gjendet nė injeksion,
mund tė ndikoj nė disponimin e disa femrave.
Nėse pėrdor Depo, a do mė dobėsohen kockat?
Studimet kanė treguar se Depo zvogėlon densitetin e
kockave. Pas ndėrprerjes sė pėrdorimit tė Depo-s, forca e
kockave do tė kthehet pėrsėri. Tė gjitha femrat qė
pėrdorin Depo-n pėr mė shumė se 18 muaj duhet tė fillojnė
tė bėjnė ushtrime fizike rregullisht, pėrveē kėsaj ato
duhet tė marrin kalcium nė sasi tė mjaftueshme dhe tė
ndalojnė pirjen e duhanit.
A ėshtė e dėmshme nėse mė ndėrpriten menstruacionet?
Jo! Nėse tė ndėrpriten menstruacionet pėr shkak tė
pėrdorimit tė Depo-s nuk ėshtė e dėmshme pėr ju.
Menstruacionet ndalojnė pėr shkak se vezoret (ovaret)
kalojnė nė njė gjendje pushimi pėr shkak tė veprimit tė
injeksionit. Pasi tė kenė kuptuar kėtė shumica e femrave
ndjehen mė mirė, madje disave ju pėlqen kjo.
......................................................................................
>> Pėr
tė shkarkuar nė PDF format shko nė:
http://www.shendetiriprodhues.org/broshurat/DEPO.pdf
|