|
DISPOZITIVI INTRAUTERIN (DIU)
SPIRALJA
Ēka ėshtė?
DIU (Spiralja) ėshtė njė mjet i vogėl plastik nė formė tė
shkronjės T i cili futet nė mitrėn gjegjėsisht anin
e femrės pėr tė parandaluar shtatzėnėsinė. Spiralet mė tė
pėrdorshme janė ato qė lirojnė bakėr ose progestin, hormon
qė gjendet edhe nė pilula.
FAKT: Spiralja ėshtė njė nga metodat mė tė njohura nė botė
pėr tė parandaluar shtatzėnėsinė.
Si tė filloni me spiralen
Pėr tė pasur njė fillim tė sigurt pėr pėrdorimin e
spirales ju duhet tė dini:
-
Profesionisti i trajnuar mjekėsorė do tė fus spiralen
gjatė vizitės. Futja e spirales zgjat vetėm disa minuta
dhe mund ta vendosni atė nė ēdo kohė gjatė ciklit
menstrual.
-
Shtatė ditėt e para pas futjes sė spirales nuk duhet tė
keni marrėdhėnie seksuale, as tė fusni asgjė ne vaginėn
tuaj: tampona, gishta etj.
-
Pas muajve tė parė bėje shprehi qė tė kontrollosh penjtė e
spirales njė herė nė muaj apo pas secilit cikėl
-
Nėse keni vendosur spiralen menjėherė nė fillim tė ciklit
menstrual atėherė keni mbrojtje tė menjėhershme kundėr
shtatzėnėsisė.
Nėse keni vendosur spiralen nė periudha tė tjera tė
ciklit, atėhere pėr 7 ditėt e para duhet tė perdorni edhe
njė metodė shtesė, p.sh. kondoma.
Kėshilla para vendosjes sė spirales:
Shumė femra ndjejnė disa dhimbje, ngjashėm me dhimbjet
menstruale pėr pak kohė gjatė dhe pas futjes sė spirales.
Keni parasysh me sa vijon:
-
Merr aspirinė apo ibuprofen rreth njė orė para
vendosjes sė spirales pėr tė parandaluar dhimbjen
-
Gjatė futjes sė spirales merr frymė thellė dhe ngadalė.
Frymėmarrja e thellė dhe e ngadalshme ndihmon tė jeni mė
tė relaksuar
-
Pas futjes sė spirales pushoni pėr njė kohė nė shtėpi
derisa tė ndjeheni mė tė relaksuara
-
Nėse ndjeni dhimbje pas futjes sė spirales, tregoni mjekut
apo infemieres gjatė kohės qė gjendeni nė ordinancė
Si tė kontrolloni penjtė
Spiralja ka 2 penjė plastik tė ngjitur. Kėta penj tregojnė
qė spiralja ėshtė e vendosur mirė, dhe ata poashtu
mundėsojnė heqjen e spirales. Si tė kontrollohen penjtė:
-
Rri nė pozitė tė ulur ashtu sikur rrini kur e vendosni
tamponin
-
Fusni gishtat thellė nė vaginė dhe gjeni penjtė
-
Nėse i prekni penjtė atėherė spiralja ėshtė nė vend
-
Nėse penjtė duken tė jenė mė tė gjatė apo mė tė shkurtėr
se sa qė keni kontrolluar paraprakisht, apo, nuk i prekni
dot, ose e prekni pjesėn plastike tė spirales, vizitoni
mjekun sa mė parė dhe pėrdorni njė metodė tjetėr shtesė tė
kontracepcionit.
Efektet anėsore mė tė shpeshta
Kryesisht janė tė njohura dy lloje tė spiraleve, spiralja
me bakėr dhe spiralja me progestin. Efektet anėsore varen
nga lloji i spirales qė ju zgjedhni.
Ndryshimet menstruale
Spiralja me bakėr nuk ka hormone. Disa femra
zgjedhin kėtė lloj pėr shkak se nuk dėshirojnė tė kenė
efekte anėsore hormonale, jo sikur ato me pilula dhe depo,
apo dėshirojnė tė kenė menstruacione tė rregullta. Gjatė
pėrdorimit tė spirales me bakėr, menstruacionet janė:
-
Tė rregullta (vijnė ēdo muaj)
-
Janė mė tė gjata dhe gjakderdhjet janė mė tė mėdha se
zakonisht
Spiralja me progestin pėrmban hormonin progestin, i
njėjti hormon sikur nė pilula dhe depo. Disa femra
zgjedhin kėtė lloj spiraleje pėr shkak se dėshirojnė tė
kenė menstruacione mė tė lehta, apo me kohė menstruacionet
rrallohen.
- Gjatė 3-6 muajve tė parė gjakderdhjet mes ciklit dhe
dhimbjet janė mė tė shpeshta
- 1 vit pas vendosjes sė spirales, menstruacionet janė mė
tė shkurtėra dhe mė tė padhimbshme.
- Pas vitit tė parė, njė nė pesė gra nuk kanė
menstruacione!
- Pas largimit tė spirales, rregullohet cilkli menstrual.
Anėt pozitive
Gjithnjė e mė shumė femrat zgjedhin tė pėrdorin spiralet
sepse ato janė mė tė sigurta, mė tė lehta dhe mė efektive.
Disa nga arsyet pse femrat zgjedhin pėrdorimin e spirales
si metodė kontracepcioni:
-
Shumė efektive, mė efektive se sa pilulat
-
Afatgjate: 5 vite spiralja me progestin, 10 vite spiralja
me bakėr
-
E lehtė pėr tu pėrdorur:
-
Mund tė pėrdoret gjatė gjidhėnijes
Efektet tjera anėsore tė spirles me progestin
Pėr shkak se spiralja me progestin liron hormone, disa
femra mund tė kenė efekte anėsore si:
-
Humbje disponimi
-
Kokėdhimbje
-
Ndryshime nė lėkurė
FAKT: Spiralja ėshtė njė nga metodat mė efektive dhe
afatgjate qė njihen sot!
Disa gjėra qė duhet tė dini pėr spiralen
Spiralja ėshtė zgjidhje e mirė pėr shumė femra, mirėpo:
- Nuk mbron nga HIV-i apo infeksionet tjera me bartje
seksuale
- Pėr tė vendosur spiralen nevojitet prezenca e mjekut
- Futja e spirales mund tė jetė e pakėndshme pėr disa
femra
- Duhet tė mėsoheni tė kontrolloni spiralen ēdo muaj
Ēka nėse nėse keni komplikime
Komplikimet me spirale janė shumė tė rralla.
Komplikimi mė serioz qė mund tė tė ndodhė ėshtė infeksioni
i mitrės. Shenjat e paralajmėrimit tė infeksioneve janė:
- Dhimbje tė madhe nė bark
- Dhimbje gjatė marrėdhėnieve seksuale
- Ethe apo temperaturė
- Lėng me erė tė keqe nga vagina
- Gjakderdhje tė mėdha nga vagina
Kontakto mjekun nėse ke ndonjėren nga kėto shenja!
Heqja e spirales
Spiralet me progestin qėndrojnė deri 5 vite pas vendosjes
ndėrsa ato me bakėr deri 10 vite. Spiralja mund tė hiqet
kurdo qė dėshironi dhe kjo zgjatė vetėm disa minuta.
Shumica e femrave thonė se heqja e spirales ėshtė mė e
lehtė se vendosja.
Shtatzėnėsia dhe spiralja
Pasi tė keni hequr spiralen, mundėsia pėr tė mbetur
shtatzėnė kthehet menjėherė. Nėse edhe pas heqjes sė
spirales nuk dėshironi tė mbeteni shtatzėnė, pėrdorni
ndonjė metodė tjetėr pėr parandalim tė shtatzėnėsisė. Nėse
dėshironi tė mbeteni shtatzėnė, filloni tė merrni acid
folik - ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėsh pėr fėmiun
tuaj tė ardhshėm.
Pyetjet mė tė shpeshta
Efektiviteti
Spiralja ėshtė 99 % efektive nėse pėrdoret drejt. Nėse
100 femra e pėrdorin nė mėnyrė tė drejtė gjatė njė viti,
vetėm njė mund tė mbetet shtatzėnė.
Mbaj mend:
Pėrdorimi i drejtė i spirales do tė thotė kontrollimi i
penjėve ēdo muaj, njė herė nė muaj pėr tu siguruar se
spiralja ėshtė nė vend tė vet.
A do tė kam ndjesi se e kam spiralen brenda?
Jo. Pasi spiralja tė futet, nuk do ta ndjesh aspak. Nė
raste tė rralla partneri mund tė ndjejė penjtė gjatė
marrėdhėnieve seksuale, por kjo ėshtė shumė e rrallė dhe
nuk e lėndon parnterin. Nėse mendoni se penjtė janė shumė
tė gjatė mund tė kėrkoni nga mjeku ti shkurtoj ata.
A mund tė bie spiralja vetvetiu nga vendi i vet?
Njė numėr shumė i vogėl, vetėm rreth 3% tė tė gjitha
spiraleve kanė mundėsi tė bien (rrėshqasin) nga vendi i
tyre vetvetiu. Edhe pse mund tė duket e frikshme, nuk tė
dhemb aspak. Rrėshqitja apo rėnia mund tė ndodhė gjatė
javėve tė para apo muajve tė parė. Pėr kėtė arsye ėshtė me
rėndėsi tė kontrollohet spiralja ēdo muaj. Nėse kjo
ndodhė, kontakto me mjekun dhe pėrdor ndonjė metodė tjetėr
shtesė kontraceptive, p.sh. kondomat.
Ēka nėse mbetem shtatzėnė gjatė kohės qė e kam spiralen?
Nėse mendon se keni mbetur shtatzėnė, kontakto mjekun
menjėherė. Shumica e shtazėnėsive ndodhin pėr shkak se
spiralja ka rrėshqitur nga vendi i vet dhe nuk ėshtė
vėrejtur. Shumė rrallė shtatzėnėsia mund tė ndodhė edhe
kur spiralja ėshtė nė vend tė vet. Nė kėtė rast gjasat pėr
abort dhe pėr shtatzėnėsi jashtė mitrės janė shumė tė
mėdha.
A mund tė pėrdor tampone kur kam spiralen?
PO! Tamponet nuk e tėrheqin spiralen dhe nuk e lėvizin. Ju
mund ti pėrdorni ato pa problem.
FAKT: Shumė femra mbesin shtatzėnė brenda vitit pasi tė
kenė hequr spiralen.
A shkaktojnė spiralet sterilitet?
Jo! Spiralet nuk shkaktojnė sterilitet. Dikur ėshtė
menduar se spiralet shkaktonin sterilitet, por shumė
hulumtime anė e kėnd botės kanė treguar se spiralet nuk
shkaktojnė sterilitetin. Spiralet nuk ndikojnė qė femrat
tė mos kenė fėmijė nė tė ardhmen.
A mund tė vdesin femrat qė kanė tė vendosur sipralen nėse
mbeten shtatzėnė?
Asnjė grua nuk ka vdekur nga ky shkak.
A duhet tė hiqet spiralja medoemos pas 2 vitesh?
Spiralet janė efektive pas vendosjes sė tyre dhe
efektiviteti rritet sa mė gjatė tė jenė tė vendosura. Kjo
varet sipas llojit tė spirales, spiralet me progesteron
zgjasin deri 5 vite ndėrsa ato me bakėr deri 10 vite.
A kanė infeksione mė tė shpeshta vaginale pėrdorueset e
spiraleve?
Pėrdorueset e spiraleve kanė tendencė mė tė madhe qė tė
kenė infeksione vaginale pėr shkak tė iritimit tė
shkaktuar nga penjtė e spirales. Kėto infeksione trajtohen
shumė lehtė me antibiotik.
A ndjehen penjtė nga partneri gjatė aktit seksual?
Penjtė mund tė ndjehen nga partneri nėse ata janė tė
gjatė, kjo mund tė zgjidhet shumė lehtė duke i shkurtuar
ata dhe nuk do tė ndjehen mė.
A kanė gjasa pėrdorueset e spirales kenė aborte?
Pėrdorueset e spiraleve kanė gjasa 2 herė mė tė mėdha pėr
abort se sa jo pėrdorueset. Mjeku duhet tė zhvendosė
spiralen menjėherė pas konstatimit tė shtatzėnėsisė, nėse
spiralja hiqet, gjasat pėr abort zvogėlohen deri 30%.
A kanė gjasa pėrdorueset e spirales tė kenė shtatzėnėsi
ektopike?
Shtatzėnėsia ektopike (jashtė mitrės) ndodh mė shpesh te
femrat qė pėrdorin spirale.
A mund tė pėrdorin spirale femrat qė nuk kanė lindur
kurrė?
Femrat qė nuk kanė lindur fėmijė mund tė pėrdorin spiralen
njėjtė sikur ato qė kanė lindur. Sidoqoftė, gjasat pėr
rrėshqitjen e spirales (daljen nga vendi) janė mė tė mėdha
te ato qė nuk kanė lindur fėmijė.
......................................................................................
>> Pėr
tė shkarkuar nė PDF format shko nė:
http://www.shendetiriprodhues.org/broshurat/DIU.pdf
|