|
DEFINICIONI I ETIKĖS:
Etikė janė vlerat dhe
parimet me anė tė ėtė cilave ne bėjmė vendime
morale.
Ky definicion vlerėson qė ekziston njė kategori e
tillė siē ėshtė MORALI.
Por, a mund tė jetė gėnjeshtra ndonjėherė moralisht
e drejtė kur ėshtė pėr tė shpėtuar jetė? Njė dilemė
krejtėsisht njerėzore cėshtja e jetės apo vdekjes.
HYRJE:
Profesioni i mjekėsisė ka njė kohė tė gjatė qė ėshtė
nėnshkrues i njė varg deklaratave etike tė cilat
janė zhvilluar pėr tė mirėn e pacientit.
Si profesionist, mjeku duhet tė kuptojė
pėrgjegjėsinė jo vetėm ndaj pacientėve, por
gjithashtu edhe ndaj shoqėrisė, ndaj profesionistėve
shėndetėsor dhe ndaj vehtes.
Parimet mė poshtė, tė adaptuara nga Shoqata
Amerikane Mjekėsore nuk janė ligje, por standarde tė
sjelljes tė cilat definojnė themelet e sjelljes sė
ndershme pėr mjekun.
I.
Mjeku do tė jetė i pėrkushtuar nė ofrimin e
shėrbimit shėndetėsor tė duhur me dhembshuri dhe
respekt pėr dinjitetin njerėzor.
II.
Mjeku do tė trajtojė nė mėnyrė tė ndershme
pacientėt dhe kolegėt dhe do tė pėrpiqet tė vėjė nė
dukje ata mjekė qė kanė mangėsi karakteri apo
kompetence, apo tė cilėt pėrfshihen nė mashtrime dhe
dinakėri.
III.
Mjeku do tė respektojė ligjin dhe po ashtu do
tė kuptojė pėrgjegjėsinė pėr tė kėrkuar ndryshime
pėr ato kėrkesa qė janė nė kundėrshtim me interesin
mė tė mirė tė pacientit.
IV.
Mjeku do tė respektojė tė drejtat e pacientit,
tė kolegėve dhe tė profesionistėve shėndetėsor, si
dhe do tė ruajė me kujdes besueshmėrinė e pacientit
brenda kufizimeve ligjore.
V.
Mjeku do tė vazhdojė tė studiojė, zbatojė dhe
pėrparojė njohurinė shkencore; tė sigurojė qasje tė
informacioneve tė rėndėsishme pėr pacientėt, kolegėt
dhe pėr publikun; tė marrė kėshillim; dhe kur ėshtė
e nevojshme tė pėrdorė dhuntittė e profesionistėve
tė tjerė shėndetėsor.
VI.
Mjeku, kur ekziston kujdesi i pėrshtatshėm
pėr pacient, pėrveq rasteve emergjente, do tė jetė i
lirė tė zgjedhė se kujt ti shėrbejė, me kė tė
lidhet dhe ambientin ku do tė japė shėrbimet
mjekėsore.
VII.
Mjeku do tė njohė pėrgjegjėsinė e tij pėr tė
qenė pjesėmarrės nė aktivitetet qė i kontribuojnė
pėrmirėsimit tė komunitetit.
SHĖNDETI DHE TĖ
DREJTAT E NJERIUT:
Me rėndėsi ėshtė tė pėrkujtojmė disa deklarata
universale, konventa dhe marėveshje ndėrkombėtare qė
kanė tė bėjnė me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat
civile e tė cilat duhet ti kemi parasysh gjatė
elaborimit, diskutimit tė cėshtjeve etike nė mjekėsi
dhe gjatė marrjes sė vendimeve etike nė shėndetėsi.
Deklarata Universale
mbi tė Drejtat e Njeriut, e shpallur nga Asambleja e
Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara (10 dhjetor
1948):
Neni 3.
Gjithkush ka tė drejtė tė jetojė, tė jetė i lirė
dhe tė ketė sigurimin vetjak.
Neni 5.
Asnjeri nuk duhet ti nėnshtrohet mundimit,
trajtimit ose dėnimit tė egėr, jonjerėzor ose
poshtėrues.
Neni 25.
1. Gjithkush ka tė drejtė pėr njė nivel
jetese tė mjaftueshme, i cili i pėrgjigjet shėndetit
dhe jetės sė pėrshtatshme si tė atij personalisht,
ashtu edhe tė familjes sė tij, duke pėrfshirė:
ushqimin, veshmbathjen, banesėn, kujdesin mjekėsor
dhe shėrbimet e nevojshme sociale, si edhe tė
drejtėn pėr tė qenė i siguruar nė rast sėmundjeje,
papunėsie, vejanie, pleqėrie dhe raste tė tjera tė
humbjeve tė mjeteve pėr jetesė, pėr shkak tė
rrethanave tė pavarura nga vullneti i tij.
2. Nėnat dhe fėmijėt kanė nevojė pėr kujdes
dhe ndihmė tė posaqme. Tė gjithė fėmijėt, tė lindur
brenda ose jashtė martese, gėzojnė tė njėjtat
mbrojtje sociale.
Konventa e tė
Drejtave tė Fėmijėve ( 1989 ):
Neni 19.
Tė gjitha masat e duhura legjislative,
administrative, sociale dhe edukative duhet marrur
pėr mbrojtjen e fėmijės nga tė gjitha format e
dhunės fizike dhe mendore, tė lėndimit ose abuzimit,
tė trajtimit mospėrfillės ose tė pakujdesshėm, tė
maltretimit ose shfrytėzimit, duke pėrfshirė
abuzimin seksual.
Marėveshja
Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat Civile dhe Politike
( 1966, 1989 ).
Neni 17.
Asnjeri nuk mund ti nėnshtrohet ndėrhyrjeve
arbitrare ose tė paligjshme nė jetėn private
Ėshtė aspirata ime qė shėndeti mė nė fund nuk do
tė shihet si njė bekim pėr tu lutur, por si e
drejtė e njeriut pėr tė cilėn duhet luftuar (
Kofi Annan, ish sekretar i pėrgjithshėm i Kombeve tė
Bashkuara ).
E DREJTA SHĖNDETĖSORE
ėshtė e drejtė e rėndėsishme pėr tė gjithė.
Ēdo person ka tė drejtė tė pėrfshihet nė lehtėsirat
e shėndetit dhe tė pėrdor tė mirat e pėrgjithshme
dhe shėrbimet shėndetėsore pa diskriminim.
Nė pėrgjithėsi,
diskriminimi i njerėzve, posaqėrisht i lidhur me
shėndetin dhe shėrbimet shėndetėsore, paraqet njėrėn
nga kanosjet mė tė mėdha qė cėnon tė drejtat e
njeriut.
Aspekt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė edhe pjesėmarrja e
popullatės nė tė gjitha vendimmarrjet shėndetėsore
tė bashkėsisė nė nivelet kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Direktivat pėr
realizimin e tė drejtave shėndetėsore:
Nga pozita specifike nė shėrbimet mjekėsore,
profesionistėt janė nė pozitė tė luajnė njė rol tė
rėndėsishėm nė monitorimin dhe implementimin ( dhe
nė sinjalizimin e shkeljeve tė mundshme ) e tė
drejtave shėndetėsore.
Profesionistėt shėndetėsor dhe profesioni i tyre i
organizuar duhet tė mbrojnė dhe tė pėrkrahin tė
drejtat shėndetėsore. Kjo rezulton nė hapat aktive
si nė vijim:
1.Sigurimi (mundėsimi):
profesionistėt shėndetėsor duhet tė mbikqyrin
sigurimin nė sasi tė mjaftueshme tė gjėrave tė
nevojshme, si: barnat themelore, personeli i
trajnuar profesionist dhe mjekėsor, sigurimi i ujit
tė pijes, higjienės aktive, kushte tė sigurta dhe tė
shėndosha tė punės dhe kushte adekuate pėr njė
ambient shėndetėsor.
2.Mundėsi hyrjeje:
profesionistėt shėndetėsor duhet tė vlerėsojnė nėse
lehtėsirat shėndetėsore, gjėrat e nevojshme dhe
shėrbimet shėndetėsore shtrihen tek tė gjithė, pa
diskriminim, posaqėrisht deri tek shtresat e prekura
dhe nevojtare, si psh: minoritetet etnike, fėmijėt,
adoleshentėt, gratė, tė moshuarit, njerėzit e paaftė
dhe personat me sėmundjen e AIDS-it. Kjo shtrirje
nėnkupton edhe shtrirjen fizike nė vendet rurale;
planifikimin e ndėrtesave pėr persona tė paaftė.
Lehtėsirat shėndetėsore, gjėrat e nevojshme dhe
shėrbimet shėndetėsore duhet tė jenė tė
pėrballueshme pėr tė gjithė.
3.Pranueshmėria:
profesionistėt shėndetėsor duhet tė ndihmojnė qė tė
sigurohet respekti i etikės mjekėsore pėr lehtėsirat
shėndetėsore, gjėrat e nevojshme dhe shėrbimet
shėndetėsore. Kjo d.m.th. se tė lartcekurat duhet tė
respektohen nga kulturat e individėve, minoriteteve,
njerėzve dhe bashkėsive; qė tė japin vlerė gjinisė
sė kundėrt; tė jenė tė gatshėm tė respektojnė
intimitetin dhe tė pėrmirėsojnė gjendjen
shėndetėsore tė tė shqetėsuarve.
4.Kualiteti:
profesionistėt shėndetėsor duhet tė vlerėsojnė nėse
lehtėsirat shėndetėsore, gjėrat e nevojshme dhe
shėrbimet shėndetėsore kanė kualitet si nga ana
shkencore ashtu edhe nga ajo mjekėsore.Ndėr tė tjera,
kualiteti i shėrbimeve shėndetėsore kėrkon personel
tė aftė mjekėsor, barna tė aprovuara shkencėrisht (jo
tė skaduara) dhe pajisje adekuate mjekėsore.
5.Raportimi dhe
monitorimi:
profesionistėt shėndetėsor duhet tė marrin
pėrgjegjėsi qė ta zbatojnė profesionalizmin e tyre.
Profesionistėt shėndetėsor dhe / apo organizatat
profesionale duhet tė raportojnė pėr shkeljet e
mundshme.
Profesionistėt
shėndetėsor dhe / apo organizatat profesionale duhet
tė marrin masa tė duhura pėr tė siguruar monitorimin
sistematik tė tė drejtave me standarde mė tė larta
tė mundshme shėndetėsore.
Monitorimi i tillė duhet tė ndėrmiret nė mėnyrė
konsekuente, permanente, nė mėnyrė tė pavarur dhe tė
paanshme.
MARRJA
E VENDIMEVE NĖ ETIKĖN KLINIKE:
Profesionistėt shėndetėsor, e posaqėrisht mjekėt cdo
ditė marrin me dhjetėra vendime klinike, vendime tė
cilat bazohen nė mėnyrė parėsore nė njohuritė dhe
shkathtėsitė klinike tė mjekut, dhe nė fakte. Por,
edhe shumė prej tyre janė vendime etike ato tė
cilat nuk pėrfshijnė vetėm fakte, por edhe vlera.
Vendime tė tilla me peshė shpesh cojnė nė dilema dhe
pasiguri etike.
Mėsimi i marjes sė vendimeve klinike nė profesionin
e kujdesit shėndetėsor ėshtė art i cili mėsohet
ngadalė pėrmes instruksioneve, vėzhgimit dhe
pėrvojės. Tė mėsuarit e marrjes sė vendimeve etike
ėshtė po ashtu art.
Ekzistojnė katėr grupe faktorėsh qė duhet tė
konsiderohen gjatė marrjes sė vendimeve etike:
...................................................................................................................................
|
Indikacionet
mjekėsore
(Non-Maleficience) |
Parapėlqimet e
pacientit
(Autonomia) |
|
Cilėsia e
jetės (Beneficience) |
Tiparet e kontekstit
(Drejtėsia) |
...................................................................................................................................
Autorėt e tjerė pėrqėndrohen nė procesin e marrjes
sė vendimeve nė klinikėn etike duke kaluar nėpėr
pesė hapa ( shkurtesa SAZVR = Sqaro,
Analizo, Zgjidh, Vepro, Rivlerėso
):
Sqaro
·
Identifiko dhe formulo pyetjen etike
·
Cakto
faktet klinike dhe mundėsitė terapeutike (
indikacionet mjekėsore)
·
Identifiko lojtarėt nė vendim
Analizo
·
Parapėlqimet e pacientit
·
Cilėsinė e jetės
·
Tiparet
e kontekstit
Zgjidh
·
Pėrshkruaj kufijtė e mundėsive tė pranueshme etike
·
Identifiko mundėsitė qė janė nė konflikt / kėrko
ndihmė nė zgjidhjen e konfliktit
·
Bėj njė
vendim
Vepro
·
Zbato
vendimin
·
Lejo
profesionistėt tė heqin dorė bazuar nė ndėrgjegje
morale
Rivlerėso
·
Vazhdo
rivlerėsimin e tė gjithė hapave tė mėsipėrm.
ZBATIMI I TEORISĖ:
PARAPĖLQIMET E PACIENTIT
Duke provuar pėr tė analizuar njė dilemė etike sot,
parapėlqimet e pacientit janė njė nga
konsiderimet mė tė rėndėsishme.
Por, para viteve 1960 mjeku vendimet i ka marrė
kryesisht duke u bazuar nė gjykimin klinik nėse njė
pacient i caktuar me njė diagnozė tė caktuar duhej
tė marrė trajtimin e caktuar. Nė kėtė sistem
patriarkal, klinicisti profesional me dashamirėsi i
ka imponuar vlerta e tij apo tė saj nė pacientin e
nėnshtruar.
DOKTRINA E PĖLQIMIT TĖ INFORMUAR
pėrcakton qė ėshtė
ligjėrisht e gabuar pėr njė klinicist qė tė kryejė
njė procedurė nė njė pacient pa e njoftuar mė parė
pacientin pėr qėllimin e tij ose tė saj.
ZBATIMI I TEORISĖ:
CILĖSIA E JETĖS
Cilėsia e jetės e pacientit paraqet probleme pėr
klinicistin sepse ėshtė personale,
subjektive, shumė dimensionale
dhe shpesh e padukshme.
Ndoshta, njė nga arsyet qė profesionistėt
shėndetėsor zakonisht e nėnvlerėsojnė cilėsinė e
jetės tė pacientit ėshtė sepse ne tentojmė tė
pėrqėndrohemi nė atė qė mund tė shihet dhe tė
injorojmė apo nėnvlerėsojmė dimensionet subjektive.
Si profesionist shėndetėsor, ne kujdesemi pėr
pacientin nė tėrėsi e jo vetėm pėr ankesat e tij
fizike. Pėr tė pėrmbushur kėtė, mjekėt pėrqėndrohen
nė njė parim shumė tė rėndėsishėm tė etikės
mjekėsore nė parimin BENEFICIENCE (pėr ti bėrė
mirė pacientit).
Kujdesi para vdekjes:
njė fushė
tjetėr ku cilėsia e jetės sė pacientit bėhet shumė e
rėndėsishme ėshtė me pacientėt qė nė mėnyrė tė
pakthyeshme janė duke vdekur. Detyrė primare e
mjekut ėshtė tė mbrojė jetėn dhe tė ndihmojė nė
shėrim, kurdo qė ėshtė e mundshme.
Edhe atėherė kur ėshtė e qartė qė nuk ka asgjė mė
tepėr qė mund tė bėjmė nga ana klinike pėr tė
ndaluar pėrparimin e pamėshirshėm tė sėmundjes
fatale, KURRĖ, KURRĖ, KURRĖ mos thuaj: mė vjen keq,
por nuk mund tė bėj asgjė mė shumė pėr ty.
Gjithmonė mund tė sigurojmė dy gjėra qė kanė nevojė
pacientėt qė po vdesin: rahati dhe
shoqėrim.
Rehatia rrjedh nga kontrolli i mirė i simptomave,
duke pėrfshirė menagjimin e mirė tė dhembjes dhe tė
simptomave tė tjera.
Shoqėrimi vjen nga prania e njeriut, qė do tė thotė
tė kenė dikė vazhdimisht te shtrati, edhe nėse
pacienti duket se ėshtė i pavetėdijshėm. Kėtu
pėrfshihet mbajtja apo krijimi i njė ambienti
familjar pėr pacientin.
ZBATIMI I
TEORISĖ: TIPARET E KONTEKSTIT
Tiparet e kontekstit janė rrethanat tė cilat e
rrethojnė rastin dhe tė cilat mund tė kenė
pėrfshirje pėr zgjidhjen.
ETIKA
DHE TĖ DREJTAT E NJERIUT:
Etika pėrbėn normat e sjelljes pėr individėt dhe pėr
shoqėrinė. Kėto norma rrjedhin nga burime tė shumta,
pėrfshirė religjionin, traditat kulturore dhe tė
menduarit. Etika si system i normave pėrdor shumė
komponentė tė koncepteve, duke pėrfshirė obligimet
dhe detyrat, virtytet e karakterit, standardet e
vlerės dhe mirėsisė, standardet e paanėsisė dhe
drejtėsisė.
Puna nė etikė duhet tė ketė parasysh normat dhe
standardet e tė drejtave tė njeriut.
Etika veqanėrisht ndihmon nė fushat e praktikės ku
tė drejtat e njeriut nuk e sigurojnė pėrgjigjen
definitive, p.sh. nė sfera tė reja dhe tė
jashtėzakonshme ku ligji i tė drejtave tė njeriut
akoma nuk ėshtė zbatuar apo kodifikuar, siq ėshtė
klonimi i njeriut.
Tė gjitha deklaratat, konventat, marėveshjet
ndėrkombėtare tė organizatave kombėtare dhe
ndėrkombėtare, dhe literaturat e tjera qė kanė tė
bėjnė me tė drejtat e njeriut dhe etikėn nė kujdesin
shėndetėsor do tė jenė pika referente pėr
programin e Bordit Etik, respektivisht pėr
funksionimin e Bordit Etik tė Asociacionit tė
Mjekėve Familjarė tė Kosvės-AMFK.
...................................................................................
Dr.Mehmedali Gashai, Drejtor i Bordit Etik - AMFK |